Kredimarrësit

Në Regjistrin e Kredive të Kosovës (RKK) si subjekt i të dhënave paraqitet çdo person fizik apo entitet juridik që ndërmerr një obligim kredie.paraqiten në cilësinë e kredimarrësve apo në role të tjera të ndërlidhura me kredi dhe kolateralet, pranë institucioneve financiare të licencuara.

Regjistri i Kredive, i administruar nga Banka Qendrore e Kosovës, përmban të gjitha të dhënat që lidhen me kreditë e kredimarrësve, përfshirë informacionin mbi shumën e kredisë, statusin e pagesave, vonesat eventuale dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

Regjistrimi i saktë dhe i plotë i këtyre të dhënave është thelbësor, pasi ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen e kredidhënësve lidhur me miratimin e kredive të reja. Përmbushja e rregullt e kushteve të kontratës kreditore nga ana e kredimarrësit lehtëson qasjen në financim në të ardhmen.

Institucionet kredidhënëse obligohen të marrin pëlqimin nga subjekti i të dhënave për qasjen në raportet e kredive dhe dërgimin e informacionit kreditor në Regjistrin e Kredive.