Seria e re e kartëmonedhave

Kartëmonedha në vlerë prej 500€ nuk do të lëshohet më në qarkullim

Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€ dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19 bankat qendrore kombëtare të eurozonës nuk do të lëshojnë më në qarkullim kartëmonedhën në vlerë prej 500€.

Për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për arsye logjistike, Banka e Gjermanisë dhe Banka e Austrisë do të vazhdojnë të lëshojnë në qarkullim këtë denominim deri më 26 prill 2019.

Kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500€ to të vazhdojnë të mbeten tender ligjor dhe mund të përdoren si mjet pagese dhe gjithmonë do të ruajnë vlerën e tyre (d.m.th mund ta shpenzoni ose ruani atë). Gjithashtu bankat komerciale, zyrat e këmbimit dhe palët e tjera komerciale mund të vazhdojnë të riqarkullojnë kartëmonedhën ekzistuese në vlerë prej 500€.

Ashtu si të gjitha denominimet e tjera të kartëmonedhave euro (të serisë së parë), edhe denominimi në vlerë prej 500€ gjithmonë do të ruajë vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë.

Zbulohet dizajni i plotë i kartëmonedhave të reja në vlerë prej 100 dhe 200

Më 17 shtator 2018 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhave të reja (seria Europa) te denominimeve prej 100€ dhe 200€ që do te lëshohen në qarkullim më 28 maj 2019.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 200€ – pjesa e përparme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 200€ – pjesa e prapme

Pas kartëmonedhave në vlerë prej 5€, 10€, 20€ dhe 50€, kartëmonedhat e serisë së re në vlerë prej 100€ dhe 200€ janë dy kartëmonedhat e fundit që shënojnë edhe fundin e ciklit të lëshimit në qarkullim të serisë së dytë të kartëmonedhave euro meqë më 4 maj 2016 BQE pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€. Sidoqoftë kartëmonedha e serisë së parë në vlerë prej 500€ mbetet tender ligjor dhe gjithmonë do të ruajë vlerën e saj.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 100€ – pjesa e përparme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 100€ – pjesa e përparme

Kartëmonedhat e reja prej 100€ dhe 200€ përmbajnë tipare të zgjeruara, avancuara dhe inovative të sigurisë. Ashtu si denominimet e tjera, tiparet e reja të sigurisë tek kartëmonedhat e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ janë të lehta për t’u kontrolluar duke përdorur metodën “NDJEJE, SHIKOJE dhe LËVIZE”.

Kartëmonedhat e reja në vlere prej 100€ dhe 200€ kanë madhësi të ndryshme nga kartëmonedhat e vjetra në vlerë prej 100€ dhe 200€. Denominimet e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ tani kanë gjerësi të njëjtë me gjerësinë e kartëmonedhës në vlerë prej 50€. Sidoqoftë, gjatësia e tyre mbetet e pandryshuar – sa më e gjatë kartëmonedha, aq më e lartë vlera. Meqenëse kartëmonedhat në vlere prej 50€, 100€ dhe 200€ tani kane gjerësi të njëjte, ato do te mund të trajtohen dhe procesohen më lehtë nga makineritë procesuese. Ato gjithashtu do të përshtaten më mirë në kuletat e njerëzve dhe do të kenë jetëgjatësi me te madhe, meqë do të jenë me pak te ekspozuara ndaj ndotjes dhe grisjes.

Përveç tipareve të sigurisë që mund të shihen me sy të lirë, kartëmonedhat e euros gjithashtu përmbajnë tipare të sigurisë të lexueshme nga makinat. Në kartëmonedhat e reja në vlerë prej 100€ dhe 200€ tiparet aktuale të sigurisë janë avancuar, si dhe janë shtuar tipare të reja për të mundësuar procesimin dhe autentifikimin e shpejtë të tyre. Kompletimi i serisë së dytë të kartëmonedhave do të ofrojë mbrojtje të shtuar kundër falsifikimit. Kjo i bën kartëmonedhat euro edhe më të sigurta, por edhe më të lehta për t’i kontrolluar dhe mbajtur.

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€

Më 5 korrik 2016 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 50€ është kartëmonedha e katërt e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave ne vlere prej 5€, 10€ dhe 20€ seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 50€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 50€ do të lëshohet në qarkullim më 4 prill 2017 në të gjithë zonën e euros.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 50€ – pjesa e përparme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 50€ – pjesa e përparme

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 50€ ju lutem t’i referoheni faqes zyrtare:

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€

Më 24 shkurt 2015 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 20€ është kartëmonedha e tretë e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave ne vlere prej 5€ dhe 10€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ do të lëshohet në qarkullim më 25 nëntor 2015 në të gjithë zonën e euros.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ – pjesa e përparme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ – pjesa e prapme

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20€ ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare:

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€

Më 13 janar 2014 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 10€ është kartëmonedha e dyte e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë të kartëmonedhave ne vlere prej 5€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e serisë së re ne vlere prej 10€ është kartëmonedha e dyte e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë të kartëmonedhave ne vlere prej 5€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlere prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 10€ do të lëshohet në qarkullim më 23 shtator 2014 në të gjithë zonën e euros

Kartëmonedha e re në vlerë prej 10€ – pjesa e përprapme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 10€ – pjesa e prapme

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 10€ ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare:

Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€

Më 10 janar 2013 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloj dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ në ngjarjen që u organizua në Muzeun Arkeologjik në Frankfurt am Main. Krahasuar me serine e parë të kartëmonedhave prej 5€, seria e re Europa ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë.

Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ do të lëshohet në qarkullim më 2 maj 2013 në të gjithë zonën e euros

Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ – pjesa e përprapme

Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ – pjesa e prapme

Për më shumë informata rreth tipareve të sigurisë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€së ju lutem të i referoheni ueb faqes zyrtare

Seria e re e kartëmonedhave – Europa

Seria e dytë e kartëmonedhave

Më 8 nëntor 2012 Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), njoftoi për serinë e dytë të kartëmonedhave euro, seria "Europa". Kartëmonedha e parë e serisë së re që do të lëshohet në qarkullim do të jetë kartëmonedha prej 5€, i cila do të lëshohet në qarkullim gjatë muajit maj 2013 në të gjithë zonën e euros.

Dizajni i plotë i kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ do të zbulohet në një ngjarje që do të organizohet në Muzeun Arkeologjik në Frankfurt am Main, që do të mbahet më 10 janar 2013. Imazhet e dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€ nuk do të vihen në dispozicion të mediave dhe të publikut deri në atë datë.

Datat kyçe

08 nëntor 2012: BQE paralajmëron futjen e një serie të re të kartëmonedhave euro, duke filluar me kartëmonedhën në vlerë prej 5€, dhe zbulon tri tipare të sigurisë të kësaj kartëmonedhe.

10 janar 2013: Zbulimi i dizajnit të plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 5€

maj 2013: Kartëmonedha e re në vlerë prej 5€ do të lëshohet në qarkullim gjatë muajit maj 2013 në të gjithë zonën e euros (data e saktë do të komunikohet në 10 janar 2013).

Tiparet e sigurisë se kartëmonedhës prej 5€ të serisë Europa

Ashtu sikurse tek seria e parë të kartëmonedhave euro, edhe tek seria e re Europa kontrollimi i tipareve të sigurisë do të jetë i lehtë duke përdorur metodën “NDJEJE, SHIKOJE dhe LËVIZE". Nuk nevojiten mjete speciale për këtë gjë. Tipari “NDJEJ” i kartëmonedhës se re prej 5€ do të zbulohet më 10 janar 2013 së bashku me dizajnin e plotë të saj.

Kartëmonedhat e reja përmbajnë tipare të avancuara të sigurisë duke marrë në konsideratë përparimet në sigurinë e kartëmonedhave dhe teknologjisë. Karakteristikat e reja të sigurisë të serisë Europa do të jenë të lehta për tu gjetur në kartëmonedha, për të mbajtur kartëmonedhat të azhurnuara sa i përket teknologjisë se reproduktimit te imazhit, dhe të sigurojë që kartëmonedhat të mbeten rezistente ndaj falsifikimit. Më 8 nëntor 2012 BQE-ja ka bërë publike tri tipare të sigurisë që lehtë kontrollohen tek kartëmonedha e re 5€, siç tregohet më poshtë.

Shenja ujore portret

Kur ta SHIKONI kartëmonedhën kundrejt dritës, imazhi i zbehte bëhet i dukshëm që tregon portretin e Europes, vlerën e kartëmonedhës dhe dritaren.

Shiriti i sigurisë portret

Kur ta LEVIZNI kartëmonedhën, shiriti i argjendit tregon portretin e Europes, njëjte sikurse tek shenja ujore. Shiriti gjithashtu tregon dritaren dhe vlerën e kartëmonedhës.

Numri Smerald

Kur ta LEVIZNI kartëmonedhën, numri shkëlqyes tregon një efekt lëvizës të dritës që lëviz lartë-poshtë. Numri gjithashtu ndryshon ngjyrën nga e gjelbër smerald në kaltër e mbyllët.