Miratohet Manuali i Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik për Siguruesit

Sigurimi i një sistemi stabil, efikas dhe konkurrues të sigurimeve si dhe mbrojtja e interesave të policëmbajtësve janë objektivat kryesore të BQK-së, të cilat janë të përcaktuara në Nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-09 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe nenin 4, paragarfi 1 të Ligjit 05/L-045 për Sigurimet. Konform këtyre objektivave dhe në funksion të harmonizimit me parimet bashkëkohore të mbikëqyrjes së sigurimeve, BQK miratoi Manualin e Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik për Siguruesit.                                                       

Hartimi i Manualit të Mbikëqyrjes së Bazuar në Rrezik është përkrahur nga Thesari Amerikan, dhe përbën një kornizë konceptuale bashkëkohore lidhur me mbikëqyrjen e bazuar në rrezik me synimin e zgjerimit dhe nxitjes së identifikimit të hershëm të rreziqeve të pranishme tek siguruesit dhe ta përdorë këtë vlerësim për krijimin e strategjisë së vazhdueshme mbikëqyrëse të siguruesve.

Procesi i mbikëqyrjes së bazuar në rrezik përfshin identifikimin e rreziqeve domethënëse, vlerësimin dhe analizën e këtyre rreziqeve, dokumentimin e rezultateve të analizës dhe hartimin e rekomandimeve në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit financiar të siguruesve. Një qasje e tillë, po ashtu, rritë efektivitetin e mbikëqyrjes së sigurimeve duke mbështetur dhe avancuar vendimarrjen përmes vlerësimit dhe adresimit të rreziqeve sipas rëndësisë së tyre duke kontribuar drejt një mbikëqyrje të afërt dhe prudente.

Për dokumentin e plotë kliko këtu