BQK mbajti konferencën e fundvitit me media

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka arritur me sukses të realizojë objektivat e saj ligjore duke siguruar një sistem financiar stabil dhe me trend të kënaqshëm të zhvillimit, i cili ka vazhduar të jetë një ndër mbështetësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit, ka theksuar U.D.i Guvernatorit z.Fehmi Mehmeti në konferencën e fundvitit me përfaqësuesit e mediave të mbajtur sot në BQK.
U.D. i Guvernatorit Mehmeti po ashtu theksoi se komunikimi efektiv me media ka pasur rol me rëndësi për të përcjellë mesazhin te publiku për një sistem të qëndrueshëm financiar. Gjithashtu U.D.i Guvernatorit Mehmeti në vazhdim shpalosi aktivitetet më të rëndësishme të vitit për ekonominë e Kosovës, në veçanti aktivitetet e BQK-së.

Më tej U.D. i Guvernatorit z. Mehmeti është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar gjatë vitit 2017 duke ju uruar një Vit të Ri me shëndet, begati dhe suksese në 2018-tën .
Për më shumë fjalimi i U.D. i Guvernatorit z.Fehmi Mehmeti.