Guvernatori i BQK-së, z. Hashim Rexhepi priti në takim z. Pieter Feith

photo

Dje në  Bankën  Qendrore të Republikës së Kosovës është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të BQK-së, të udhëhequr nga guvernatori z. Hashim Rexhepi dhe të përfaqësuesve të  ZNC-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) të udhëhequr nga z. Pieter Feith.

Takimi kishte karakter informues në të cilin janë shkëmbyer informata mbi zhvillimet e fundit në sektorin financiar në përgjithësi  dhe me sfidat  me të cilat ballafaqohet ky sektor i  rëndësisë relevante për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Me këtë rast  guvernatori z.Rexhepi ka falënderuar z. Feith dhe të pranishmit tjerë nga  ZCN-ja, për ofrimin e bashkëpunimit të gjertanishëm të Zyrës Civile Ndërkombëtare. Gjithashtu z Rexhepi  shpalosi projektet  ne kuadër të objektivave të BQK-së, që kanë të bëjnë me zhvillimet në sektorin financiar në vitet e ardhshme në mënyrë që përfaqësuesit e këtij institucioni të jenë edhe më të afërt me sfidat që e presin BQK-në. Në të njëjtën kohë  përfaqësuesit e ZCN-së, janë vënë në njohuri me të gjitha nevojat dhe sfidat e këtij sektori në përgjithësi dhe të BQK-së në veçanti, në bazë të të cilave ZCN-ja mund të bëjë parashikimet e nevojshme dhe masat që duhet të ndërmarrë për ofrimin e ndihmës BQK-së.

Në anën tjetër z. Feith falënderoi guvernatorin z.Rexhepi, për mikpritje dhe njëherit kërkoi që ky bashkëpunim. të vazhdojë edhe më tutje me ç’rast edhe shprehu gatishmërinë e ofrimit të ndihmës për sektorin financiar me theks të veçantë të asaj që ka të bëjë me fushën  ndërkombëtare siç janë p.sh. anëtarësimi në SWIFT dhe në kartonin e gjelbër.

z. Feith shprehu  fjalë miradije duke e vlerësuar lartë  punën e gjertanishme të BQK-së, që sipas tij  BQK-ja me mjaft sukses është duke u përballur më të gjitha zhvillimet në këto kohë të vështira dhe është duke ndërtuar një sistem të qëndrueshëm bankar në vend. Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shfaqën gatishmërinë që bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të  thellimit të këtij bashkëpunimi.