Financimi i rritjes së biznesit dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë

photo

Fjalimi i Guvernatorit Gërguri në prezantimin e Crimson Finance Fund (CFF) në temën: “Financimi i rritjes së biznesit dhe krijimit të vendeve të punës në Kosovë”, 07 Nëntor 2012, në Emerald Hotel, Prishtinë


I nderuar z.Gold, Kryetar i CFF
I nderuar Ministër Stavileci,
E nderuar Ambasadore Jacobson,
I nderuar Ambasador Braathu,
I nderuar Kryetar Komune Stojanovic,
Të nderuar klinetë të CFF
Zonja dhe zotërinj,

Unë jam shumë i kënaqur për të folur këtë mëngjes para kësaj audience të nderuar dhe të ndaj mendimet e mia mbi kontributin e sektorit financiar në rritjen e biznesit dhe punësimit në Kosovë.
Të flasësh në lidhje me kontributin e sektorit financiar në Kosovë është një gjë e lehtë për shkak të arritjeve dhe qëndrueshmërinë së tij, por, në të njëjtën kohë,† është gjithashtu sfiduese për shkak të peshës dhe përgjegjësisë së madhe që ky sektor ka në stabilitetin e përgjithshëm ekonomik dhe zhvillimin e vendit.
Duke filluar nga zeroja, sektori financiar i Kosovës ka tejkluar me sukses sfidat e shumta gjatë këtyre 12 viteve. Gjatë kësaj periudhe, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka pasur përgjegjësinë për t’u zhvilluar në dy drejtime, por të ndërlidhura në mes vete: i pari është zhvillimi dhe konsolidimi i vetvetes dhe i dyti është krijimi dhe ruajtja e një sektori të qëndrueshëm financiar. Sot, unë jam krenar të theksoj se BQK është bërë një institucion i shquar i cili, në† bashkëpunim të ngushtë me industrinë financiare, ka arritur të vendos themelet e forta dhe të shëndetshme të sektorit financiar në Kosovë.
Banka e parë komerciale në Kosovë ka filluar në vitin 2000 me shumë† sfida në ofrimin e shërbimeve bankare në një ekonomi† tërësisht të pabankarizuar. Ka pasur shumë sfida të ndërlidhura me infrastrukturën bazë, rekrutimin e punonjësve adekuat, etj. Progresi drejt kapërcimit të këtyre sfidave ishte gjigant. Sot, ne kemi shërbime financiare në çdo cep të Kosovës.
Kreditë e lëshuara nga ky sektor kanë arritur shumën prej 1.8 miliardë euro. Kjo është një rritje e vazhdueshme nga viti në vit, duke përfshirë edhe periudhat me ankth financiar global. Shuma e kredive dhënë ndërmarrjeve është rreth 70 për qind e totalit të kredive. Struktura e kredive dhënë ndërmarrjeve reflekton profilin e aktivitetit ekonomik të vendit, me një dominim të sektorit† të tregtisë. Prandaj,† nevojiten† përpjekje më të mëdha për të diversifikuar portofolin dhe për të mbështetur shumë më tepër edhe† sektorët më pak të bankarizuar të ekonomisë. Sigurisht, një nga sektorët më pak të bankarizuar të ekonomisë së Kosovës është sektori i bujqësisë. Në këtë drejtim, do të doja të theksoj rolin e rëndësishëm që kanë pasur institucionet financiare jo-bankare në mbështetjen e këtij sektori. Kur flitet për një sektor siҫ është bujqësia në Kosovë, nuk është i mjaftueshëm vetëm zgjatja e kredisë për të mbështetur zhvillimin e saj. Edhe më e rëndësishme është ndihma e bujqëve në organizimin e biznesit, përpilimin e planeve të biznesit e pastaj financimi i projekteve te tyre. Kjo është diçka që është bërë nga një numër i institucioneve financiare jo-bankare që operojnë në Kosovë, duke përfshirë† institucionin tonë që sot është nikoqir.
Përvoja jonë tregon se bankarizimit të dobët të disa sektorëve nuk duhet t’i adresohemi vetëm nga ana e ofrimit të kredisë. Marrja e një kredie nuk është një e drejtë e dhuruar, ajo duhet merituar. Kjo do të thotë se ne duhet poashtu të përmirësojmë edhe anën e kërkesës së kredisë, duke përgatitur huamarrësit potencial në organizimin e bizneseve të tyre në mënyrë që i bën ata të kualifikuar për të fituar qasje në financa. Përveç pronarit† është edhe financuesi juaj ai që dëshiron që biznesi juaj të ketë sukses. Financuesi juaj është aleati juaj – për ҫfarë arsye tjetër financuesi do t’ju huazonte paratë? Prandaj, vëllimi i financimit për rritjen e biznesit, si dhe kosto e tij janë të lidhura me shkallën se sa bizneset janë në gjendje të respektojnë kriteret për sigurimin e një kreditimi të shëndetshëm.
Definitivisht, kjo poashtu kërkon një mjedis të shëndetshëm biznesor, sepse është ky mjedis ai që i jep formë profilit të rrezikut të aktivitetit kreditues në vend. Ne kemi vërejtur në të kaluarën se për shkak të mjedisit të dobët të biznesit, financimi ka qenë kryesisht me maturim të shkurtër dhe me norma shumë të larta të interesit. Në ditët e sotme, përmirësimi i vazhdueshëm i mjedisit të biznesit në përgjithësi† reflektohet edhe në perceptimin e rrezikut të institucioneve financiare dhe më pas në kushte më të favorshme të kredisë për huamarrësit. Megjithatë, pavarësisht nga përmirësimet që kanë ndodhur deri më tani,† konsiderojmë se ka ende hapësirë për kushte më të mira për t’u aplikuar nga institucionet kredituese e veçanërisht në aspektin e kostos së financimit. Për të ndodhur kjo, ne kemi nevojë për një sektor edhe më efikas financiar,† biznese me performancë më të mirë dhe një sistem gjyqësor më efikas.†† Kur është fjala për sistemin gjyqësor, ne jemi duke hulumtuar për mundësinë e krijimit të një forme të dhomës së veçantë gjykate për sektorin financiar në mënyrë që të kontribuojmë në reduktimin e mëtejshëm të rrezikut dhe si rrjedhoje në reduktimin e normave të interesit.
Kontributi i sistemit financiar në ekonominë e Kosovës ka qenë shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e punësimit, që† ka gjeneruar. Më shumë se 4 mijë njerëz janë të punësuar direkt në industrinë financiare. Përveç† shërbimit si punëdhënës të drejtpërdrejtë, kontributi i sektorit financiar është i rëndësishëm edhe për shkak të rolit të tij në trajnimin dhe edukimin e stafit. Për shkak të shkathtësive të kufizuara, sidomos në fazën e hershme të zhvillimit të sektorit financiar,† ishin vetë institucionet financiare ato që shpenzuan† burime të konsiderueshme në trajnimin dhe edukimit e stafit. Kërkesat dhe qëndrimi i institucioneve financiare ndaj fuqisë punëtore ka pasur një efekt pozitiv edhe në sistemin arsimor të Kosovës në përgjithësi. Si rezultat i kësaj, institucionet ekzistuese financiare dhe atyre potenciale në sistemin financiar dhe në ekonominë e Kosovës në përgjithësi tani përballen me një profil tjetër të fuqisë punëtore.
Kur janë në pyetje të sapoardhurit,† me kenaqësi ju njoftoj se dje i kemi dhënë një licencë paraprake† një dege të një banke të huaj të madhe. Dhe, ne do të vazhdojmë për të tërhequr prurje të reja që janë të aftë për të sjellë vlerën e shtuar në drejtim të shërbimeve financiare dhe të produkteve si dhe ritjen e† konkurrencës gjithashtu.
Përveç shërbimit si një punëdhënës, kontributi i sistemit financiar për krijimin e mundësive të punësimit në Kosovë† shprehet edhe nëpërmes të kredive të lëshuara për bizneset. Për më tepër, një kontribut i rëndësishëm është dhënë nga institucionet financiare jo-bankare të cilat kanë mbështetur punësimin në sektorët me qasje më të vështirë në shërbimet financiare, si në bujqësi blegtori, etj.
Storjet e suksesshme që po paraqiten këtu tregojnë shndërrimin e Parimeve Udhëzuese† të Crimson-it† në rezultate të prekshme, pasi që ato me të vërtetë tregojnë se sa e rëndësishme është që të ndihmohen njerëzit për të ndihmuar vetveten – që të marrin përgjegjësi për rrethanat e tyre.
Pavarësisht nga arritjet, sfidat për sektorin financiar nuk kanë përfunduar, por ka ndryshuar natyra e tyre. Sfidat kryesore me të cilat përballet sot sektori financiar janë të ngjashme me sfidat me të cilat ballafaqohen sektorët financiarë në aspektin global. Zhvillimet në ekonomitë e Eurozonës dhe më gjerë kanë rritur pasigurinë në lidhje me performancën e ekonomisë reale, si dhe kanë ndikuar në qasjen në financa për institucionet financiare. Të gjitha këto zhvillime mund të ndikojnë edhe në zhvillimet e sistemit financiar në Kosovë, kryesisht përmes ngadalësimit të rritjes së kredisë. Ekonomia e Kosovës pritet të gjenerojë një normë pozitive të rritjes në 2012 dhe të mbetet ekonomia me rritjen më të lartë në rajon. Sidoqoftë, trendi i shlyerjes† graduale të borxhit (anglisht :”deleveraging”) nga institucionet financiare mund të ndikojë në perspektivat për ekonominë në përgjithësi, gjë që pastaj mund të ndikoj në ecurinë e sistemit financiar poashtu. Prandaj, institucionet financiare që operojnë në Kosovë duhet të sillen me përgjegjësi duke i përshtatur strategjitë e tyre konform zhvillimeve në Kosovë në mënyrë që të vazhdojnë të kontribuojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e ekonomisë ku ata veprojnë. Në fakt, kjo ishte motoja e tyre kur† aplikuan për një licencë për të vepruar në Kosovë.
BQK do të vazhdoj të mbroj objektivin e saj kryesor që ësht놆 ruajtja e stabilitetit financiar në vend. Përveç kësaj, ne jemi duke përmirësuar vazhdimisht†† infrastrukturën gjë që rrit efikasitetin e bankave dhe kapacitetet për vlerësimin e rrezikut. Shembulli i fundit†† është i lidhur me avansimin e fundit të Regjistrit të Kredive, i cili është arritur me mbështetjen e USAID.
Në fund, unë do të doja të përgëzoj Crimson Finance Fund për funksionimin e suksesshëm në Kosovë, me dëshirën që shembujt e tillë të ndiqen edhe nga institucionet e tjera financiare që veprojnë në Kosovë.
Ju falemnderit!