SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS
Pozita: Zyrtar për Investime
Drejtorati: Drejtorati i Menaxhimit të Mjeteve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Ndihmon Mbikëqyrësin dhe Menaxherin e Rrezikut në analizimin e të gjitha kushteve për investime financiare në pajtim me Politikën e Investimeve të BQK-së.
• Ndihmon në analizimin e raporteve financiare të bankave me të cilat bashkëpunon BQK-ja.
• Përgatit raporte ditore dhe javore për Drejtoratin e Menaxhimit të Mjeteve në pajtim me zbatimin e Politikës së Investimeve.
• Kujdeset për operacionet ditore të investimeve të Front Office (në mungesë të Menaxherit të Rrezikut dhe Drejtorit të Menaxhimit të Mjeteve).
• Pranon dhe asiston në analizat ditore të likuiditetit dhe informatat e tregut.
• Shfrytëzimi i Bloombergut, nxjerrja, përpunimi i të dhënave dhe raportimi i tyre në baza ditore.
• Pranon llogaritë tona ditore dhe pranon G/L entries përpunuar përmes Back Office.
• Koordinimi me Back Office, të fitojë informatat e nevojshme nga bankat me të cilat bashkëpunon BQK-ja.
• Pranon informata mbi pagesat hyrëse për klientët e BQK-së dhe përgatit futjen e të dhënave në sistem.
• Të mbajë kontakt me zyrtarët e llogarive dhe dilerëve të bankave me të cilat bashkëpunon BQK-ja.
• Vazhdimisht të grumbullojë dhe analizojë të gjitha informatat relevante në lidhje me tregjet financiare botërore, posaçërisht lidhur me Credit Rating/Risk Management.
• Asiston në përgatitjen e drejtë të ad hoc raporteve lidhur me Credit Rating/Risks Management dhe punë të tjera të Front Office.
• Asiston në zhvillimin e programeve të trajnimeve dhe prezantimeve të tregut të parasë dhe FX si dhe punëve të tjera të BQK-së.
• Asiston në përgatitjen periodike të komenteve mbi tregjet, përgatit ad hoc përmbledhjet në ngjarjet ekonomike.
• Detyra të tjera të cilat caktohen kohë pas kohe nga Mbikëqyrësi.
Kriteret e nevojshme:
• Edukimi – Diplomë në Fakultetin Ekonomik, Administratë të Biznesit, Banka dhe Financa.
• Aftësi të mira analitike, organizative, ekipore dhe të vlerësimit të vendimmarrjeve;
• Aftësi të komunikojë me menaxhmentin e lartë, udhëheqësit e njësive të mbikëqyrjes financiare dhe palët e jashtme;
• Të jetë ambicioz, të posedojë aftësi profesionale për gjykime të ndryshme dhe gatishmëri për të mësuar;
• Aftësi të zgjedhjes së problemeve dhe organizimit të çështjeve prioritare;
• Njohja e shkëlqyeshme e kompjuterit - Word ,Excel, Access;
• Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme:
• Përvoja në sistemin financiar apo praktikat financiare/ndërkombëtare në banka apo në ndonjë institucion tjetër financiar do të jetë përparësi;
• Njohuri mbi funksionet dhe punët në Bankën Qendrore, sektorin financiar, etj.
• Teknologji Informative– njohuri të shkëlqyer të MS Office, internet dhe pakos tjetër të Teknologjisë Informative, të ndërlidhura me sistemin bankar.
• Aftësitë teknike dhe njohuritë në Teknologjinë Informative janë të preferueshme.
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate (deadline) të tendosura.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
• Një CV të detajuar;
• Formularin për aplikim;
• Letrën përcjellëse ku theksohet interesimi juaj për këtë pozitë;
• Kopjet e diplomave dhe certifikatat e kurseve të ndjekura që pasqyrojnë kualifikimet;
• Referencat nga punëdhënësit e mëhershëm;
• Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;
Niveli i gradës: 5
Procedura e aplikimit:
• Afati i fundit për aplikim është deri më 17 shtator 2010
• Formularët e aplikimit të BQK-së mund të sigurohen në recepcion të BQK-së ose ne ueb faqen e BQK-se www.bqk-kos.org dhe të plotësuara të dorëzohen në zyrën e Arkivit, ndërtesa e BQK-së, rruga Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, ose me postë elektronike në humanresources@bqk-kos.org.
• Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.