Udhėzimi i AQBK-sė pėr politikėn e Depozitit Ekuivalent tė Kapitalit – DEK

Rregulla bankare VI mbi Licencimin dhe Kufizimet për filialet e bankave të huaja, në nenin 4 përcakton se:“AQBK ka të drejtë që të imponojë kushtet…. duke përfshirë kërkesën e mëposhtme:

  • Që filialet e tilla të mbajnë në librat e bankave komerciale të aprovuara dhe të kontrolluara nga AQBK, depozita ekuivalente të kapitalit në shuma që kohë pas kohe përcaktohen nga AQBK”.

Kjo kërkesë është vënë në pyetje nga disa banka të huaja; duke konsideruar se një veprim i tillë mund të jetë diskriminues. Ky argument do të ishte i drejtë sikur ky kusht të mos ish bërë i ditur paraprakisht.

Por kjo rregull është e publikuar në web-faqen e AQBK për njoftimin paraprak të aplikantëve, në mënyrë që ata të vendosin nëse dëshirojnë të aplikojnë për licencimin e filialit apo të inkorporohen lokalisht. Sidoqoftë, mund të mos jetë e nevojshme që të imponohet ky kusht në të gjitha rastet, apo mund të mos jetë i nevojshëm që ky kusht të ekzistoj pas një periudhe të arsyeshme gjatë së cilës AQBK-ja është bindur se filiali në Kosovë është duke operuar në mënyrën e duhur.

Në mënyrë që të mbrojmë AQBK-në ndaj akuzave për diskriminim për aplikimin e këtij kushti, politika e poshtëshënuar do të zbatohet vazhdimisht dhe në mënyrë të drejtë ndaj të gjithë aplikantëve për licensë.